Diplomatja franceze: Zgjedhjet e 30 qershorit, të çuditshme. Ambasadorët s’duhet të zëvendësojnë autoritetet shqiptare

Ambasadorja e Republikës Franceze në Shqipëri, Christina Vasak ka shprehur ktiktika mbi sjelljen e kolegeve te saj ne vend.

Në një fjalim që ka mbajtur të dielën në pritjen e organizuar në Pallatin e Brigadave, me rastin e ditës kombëtare të Francës, ajo ka theksuar se “diplomatët janë këtu për të kuptuar, mbështetur, shoqëruar, por në asnjë rast për të gjykuar, apo zëvendësuar autoritetet kompetente”.

Po ashtu, në fjalën e saj ambasadorja franceze e ka cilësuar 30 Qershorin si “zgjedhje të çuditshme”. Ndërkohë, nuk ka munguar edhe ngritja e problematikës së emigrimit të të rinjve shqiptarë jashtë vendit.

Vasak tha ndër të tjera se shumë të rinj po largohen nga vendi përgjithmonë dhe nuk duan të kthehen më këtu.

“Ku po shkon Shqipëria dhe rinia e saj, pak ditë pas zgjedhjeve vendore të çuditshme, këto janë pyetje që dua të ngre publikisht. Pse largohet rina nga Shqipëria apo çfarë e shtyn atë ta bëjë këtë dhe pse duan të largohen përgjithmonë?”, – tha Vasak.

Më poshtë fjalimi i plotë i ambasadores franceze: