3 vite pas tentativës për grusht shteti dhe frika e gazetarëve

Ura e Martirëve në Stamboll është një nga pikat e takimit për përkujtimin e përpjekjes së grushtit të shtetit të 15 korrikut 2016 në Turqi, urë e cila përfshin mbi 1000 ngjarje në të gjithë vendin. Të paktën 250 të vrarë dhe mbi 2000 të plagosur, ishte bilanci tragjik i tre viteve më parë, që do të mbahet mend gjithashtu për fjalimin e presidentit turk Erdogan, në aeroportin e Ataturkut, i mbyllur tani për trafikun komercial.

Megjithatë, shqetësimet e gazetarëve turq mbeten të larta. Në fakt, dhjetëra gazetarë u arrestuan gjatë përpjekjes së grushtit të shtetit. Aspekti përkujtimor i ngjarjes, është i nënvizuar nga prania e instalacioneve dhe muzeve të ndryshme në të gjithë qytetin. Fotografi të papërpunuara të grushtit të shtetit tregojnë se si më shumë se 70 mijë njerëz u burgosën ndërsa 150 mijë të tjerë u hoqën ose u pezulluan nga funksionet qeveritare dhe publike.

Mjaftë gazetarë e ndiejnë veten e tyre të kërcënuar. Pak ditë më parë, për më tepër, lajmi për ekzistencën e një dokumenti të përgatitur nga një think tank turk, (organizëm apo grup i pavarur politikisht që merret me analiza politike), që përmbante një listë gazetarësh të paragjykuar nga qeveria turke, ka rritur edhe më shumë frikën.

Autoritetet e Ankarasë kanë akuzuar gjithmonë predikuesin islamik Fethullah Gulen se është mendja e përpjekjes së grushtit të shtetit dhe i ka kërkuar Uashingtonit ekstradimin e tij. Gyleni, nga ana e tij, gjithmonë ka mohuar akuzat dhe deri më tani Uashingtoni ka hedhur poshtë kërkesat për ekstradim që vijnë nga Ankaraja.