VIDEO/ Delfini noton krah notarit në oqean

Një notar i cili vendosi të lundrojë me shpejtësinë e një barke me motor ka vënë re se ishte duke u ndjekur nga një delfin. Duket se delfini ‘është impresionuar’ nga ky notar i cili lëvizte me shpejtësinë e tij nën ujë dhe ndaj e ka ndjekur gjatë lundrimit. Dhe ata lundruan së bashku gjatë gjithë ditës.

Nuk është i vetmi rast ky. Miqësia e delfinëve me njerëzit njihet. Janë kafshë të dashura që nuk ngurrojnë të afrohen sapo shohin njerëz në det apo oqean.