Zbulohet arsyeja se përse shumë persona mbyten teksa janë duke notuar

Të gjithëve na është thënë se nuk duhet të futemi në det, pasi kemi ngrënë ushqim.

Në fakt kjo gjë nuk është një mit, sepse pasi kemi konsumuar vaktin duhet të presim që ushqimi të tretet për të hyrë në ujë.

Kur një person futet në ujë pasi ka konsumuar ushqim në trupin e tij ndodh bllokimi i tretjes.

Kjo gjë ndodh, pasi ka një rënie drastike të temperaturës së trupit. Pasi ndodh bllokimi i tretjes, fillon të ndodhë një lëvizje e papritur e qarkullimit të gjakut dhe mund t’ju kapë edhe gjendja e të fiktit.

Nëse keni konsumuar ushqime të skuqura dhe shumë yndyrë, duhet të prisni deri në tre orë para se të futeni në det.

Kurse një sanduiç i thjesht dhe disa fruta duan shumë herë më pak kohë për t’u tretur.

Ndaj këshillohet që të prisni që të tretet ushqimi që keni konsumuar para se të futeni në ujë.

Futja në ujë e shumë persona pasi kanë konsumuar vaktin ka rezultuar fatale, madje edhe për shumë notarë profesionistë.