VIDEO e “Associated Press”. Kur Shqipëria shpallte gjendjen e jashtëzakonshme

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, “Associated Press” (AP) ka publikuar arkivat e lajmeve të saj të publikuara në vite. Mes materialeve ka dhe mjaft video interesante nga viti i mbrapshtë në Shqipëri, 1997.

Në videon më poshtë, që i përket marsit të viti ’97, jepen pamje nga Tirana në netët kur shpallej gjendja e jashtëzakonshme dhe gazetarëve të huaj u sugjerohej të qëndronin vetëm brenda në hotele për shkak të pasigurisë.

Pjesë e materialit të AP është dhe djegia e gazetës “Koha Jonë”. Gazetarët e AP kanë filmuar godinën e shkrumbuar nga pushteti i asaj kohe.

Në shpjegimin e pamjeve për “Koha Jonë”, AP shkruan: “Në zyrat e djegura të gazetës, më të madhe të pavarur në Shqipëri, Koha Jonë. Redaktorët e gazetës së pavarura që takohen jashtë zyrave (të “Koha Joha”) për të diskutuar se si përballojnë censurën dhe kur do të rifillojnë botimin e gazetës”.