Presidenti i Atleticos: Kemi prova për një akord më hershëm të Griezmann me Barcelonën

Enrique Cerezo nuk ka ndërmend që të heq dorë nga kërkesa prej 200 milionë eurosh për shërbimet e Antoine Griezmann. Presidenti i bardhekuqve la të kuptohet se klubi madrilen ka prova për marrëveshjen mes Barcelonës dhe francezit para se të hynte në fuqi ulje e klauzolës së largimit.

 

“Nëse klubi ka mbajtur këtë qëndrim do të thotë se ka prova. Duhet t’i studiojmë këto prova dhe nëse i kemi vërtet atëherë do të kërkojmë shumë që ne e konsiderojmë të nevojshme.

Jam i zhgënjyer nga qëndrimi i lojtarit, sepse dëshironte të largohej dhe nuk ka tha asgjë deri në minutën e fundit. Gjithsesi, Barcelona po bën një goditje të madhe. Nuk dëshironim që Griezmann të largohej, por e mori këtë vendim e tashmë duhet të shohim nëse ishte i drejtë”, deklaroi Cerezo.