Fotoja e Ramës me viçin, gazetari ironizon me poezinë e Dritëro Agollit

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Libofshë të Fierit, në inaugurimin e një ferme blektorale. Pas takimit, kryeministri publikoi disa foto mes lopëve dhe viçave.

Gazetari Ylli Dylgjeri, ka postuar në Facebook, foton e kryeministrit me viçin, si dhe një poezi satirike të Dritëro Agollit.

Postimi i Ylli Dylgjerit

Dritëro Agolli

Tani dhe Larani

Në një fshat ku bredh mbi male

Hëna natën si ogiç

Mama Klara lindi djalë,

Mama Lara polli viç.

Çdo mama e mburr të birë

Dhe nga gazi s’mbahet dot;

Mama Lara qesh me brirë,

Mama Klara qesh me lot.

Djali emrin e ka Tani,

Viçi emrin thjesht Laran,

Edhe Tani dhe Larani

S’blejnë qumësht në dyqan;

Se mamatë kanë gjinjtë,

Dy burime pa shterrim;

Gjinjët rrjedhin në turinjtë,

Kur i thithin me përtim.

Mituarkët hapin gojën

Dhe secili vetëm pi;

Dhe një lloj e kanë bojën

Të dy qumështet në gji;

Veç se njërin e bën Lara,

Kurse tjetrin teta Klara!