Zyrtarët e lartë të SHBA që ndodhen sot në Tiranë

Në rezidencën e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit në Shqipëri, Ashraf-3, këto dy  po zhvillohet konferenca pesë ditore ndërkombëtare mbi zhvillimet në Iran. Takimi organizohet nga Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, e cila njihet ndryshe dhe si liderja e opozitës iraniane në ekzil.

Në kampin që ndodhet në Manzë të Durrësit kanë mbërritur këto ditë autoritete të rëndësishme të politikës së jashtme të SHBA dhe asaj ndërkombëtare.

Në konferencën e sotme, folës kryesor është Rudy Giuliani, avokati personal i Presidentit të SHBA, Donald Trump dhe ish-kryebashkiak i Nju Jorkut. Personalitete të tjera janë diplomati i karrierës në DASH, ambasadori Lincoln Bloomfield, ish-zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit, gjenerali James Conway. Ish-komandanti i trupave të marinës së SHBA, Ivan Sascha Sheehan, ambasadori Robert Joseph, ish-zëvendës sekretari i shtetit për kontrollin e armëve, John Baird, ish-ministri i Jashtëm i Kanadasë, Robert Torricelli, si dhe mjaft ish-senatorë të njohur të SHBA dhe me ndikim në politikën e jashtme të SHBA.

Në konferencë janë diskutuar çështje që lidhen me diplomacinë që SHBA dhe Europa duhet të përdorin ndaj regjimit të Iranit, si dhe rolin e organizatës së muxhahedinëve që ndodhet në Shqipëri.