VIDEO/ Vetëm me pantallona, kapet i dënuari për vrasje në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga sot një person të shpallur në kërkim dhe që rezulton i dënuar në mungesë me 35 vite burg. Ai është Skënder Baku, 53 vjeç, banues në Luz,  Fushë Krujë .

Policia e Shtetit ka publikuar edhe momentin e arrestimit, ku  shtetasi Skënder Baku shfaqet i veshur vetëm me pantallona.

Skënder Baku akuzohet se qëllime gjakmarrje, ka marrë pjesë në vrasjen e shtetasit Lulëzim Shera, ngjarje kjo e ndodhur në shtator të 2013 në rrugën kombëtare Fushë Krujë – Laç.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Revenge”. Kapet një person i shpallur në kërkim për vrasje, i dënuar me 35 vite burg.

Në vijim të punën për kapjen e personave në kërkim, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e  një personi të  dënuar për vrasje, kanë  zhvilluar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Revenge”, si rezultat i të cilit   u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:

– Skënder Baku, 53 vjeç, banues në Luz,  Fushë Krujë .

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata për Krimet e Rënda,Tiranë, më datë 28.09.2015, e ka dënuar me 35 vjet burg, për veprat penale “Vrasje për gjakmarrje, kryer në bashkëpunim “dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Ky shtetas më datë 01.09.2013 në qytetin e Fushë Krujës  ka vrarë  me armë zjarri shtetasin L.Sh. Materialet i kaluan Prokurorisë  për veprime të mëtejshme.