Takaj merr vendimin: Jam i shokuar, por nuk do të dorëzohemi!

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ka reaguar për herë të parë në lidhje me vendimin e CAS që mbajti në fuqi dënimin e korçarëve prej 10 vitesh pezullim në kompeticionet europiane dhe 1 milion euro gjobë.

 

Numri një i klubit ka mbetur shumë i mërzitur nga vendimi. “Jam i shokuar, jo vetëm unë si president, por studio ligjore dhe të gjithë ata që janë marrë me këtë çështje. Unë Skënderbeun nuk e braktis, do vazhdoj luftën. Do e çojmë çështjen në Gjykatën Federale të Zvicrës dhe aty do të marrim drejtësi.

Kjo çështje ka kaluar të gjitha limitet, edhe avokatët që na përfaqësojnë e kanë tashmë personale, pasi janë befasuar nga vendimi i padrejtë”,  tha presidenti i korçarëve për Panorama Sport.