Spahiu: Paralajmërimi i DASH, koncesionet, korrupsioni po çojnë ekonominë në falimentim

Në një konferencë për shtyp, ish-deputeti i LSI-së Përparim Spahiu, foli për raportin e DASH. ”Krimi i organizuar ka një ndikim të theksuar në Shqipëri me një rrjet organizatash kriminale të përfshira në trafikun e drogës, grabitje, rryshfet, pastrim parash, prostitucion, dhe trafikim të qënieve njerëzore. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit cilëson kryeqytetin, Tiranën, me rrezik të konsiderueshëm nga krimi”.

Deklarata e plotë

Pas raportit te Marsit, ku Departamenti Amerikan I Shetetit cilesonte se: Shqiperia është kthyer në qender operacionale të krimit të organizuar nderkombetar. Ambient ideal per trafiqet dhe krimin e organizuar. Korrupsion nga baza ne krye te qeverisjes. Vjen dhe raporti mbli Klimen e Investimeve në Shqiperi. DASH ngre alarmin per situaten dhe shprehet qarte dhe prere se: Korrupsioni, presioni politik për kontraktorët, ndryshimi i shpeshte dhe i pa konsultuar i ligjeve si dhe kalimi i ligjeve Klienteliste të porositura nga oligarket, janë shkaqet e një klime ekonomike shumë të rënduar në Shqipëri.

Gjithashtu raporti vë theksin dhe në problemet që has Shqiperia me projektet e PPP-ve që në shumicën e rasteve janë të pa studiuara dhe konsultuara ashtu siç duhet. Ne raport ngrihet alarmi që tre shtyllat kryesore për një ekonomi tregu: konkurrushmeria, sitemi i drejtësisë dhe prona, nuk plotesojnë as kushtet minimale të një sistemi funksional, madje janë përkeqësuar vitin e fundit. Krimi i organizuar ka një ndikim të theksuar në Shqipëri me një rrjet organizatash kriminale të përfshira në trafikun e drogës, grabitje, rryshfet, pastrim parash, prostitucion, dhe trafikim të qënieve njerëzore. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit cilëson kryeqytetin, Tiranën, me rrezik të konsiderueshëm nga krimi.

Korrupsioni, mungesa e transparencës në prokurimet publike dhe zbatimi i dobët i kontratave janë probleme të vazhdueshme në Shqipëri për investitorët e huaj, si rrjedhojë kjo klimë bën që Shqipëria të mbetet një vend i vështirë për të bërë biznes. Investitorët denoncojnë shqetësime të vazhdueshme që shteti I rilindjes përdor legjislacionin dhe rregulloret e vështira për tu implementuar ose jo konsistente, si mjete për të penguar investitorët e huaj dhe favorizuar kompanitë e lidhura me politikën, pra praktikisht kemi një shtet tërëisht të kapur dhe klientelist.

Këto rregulla dhe ligje siç theksova dhe më lartë, ndryshojnë shpesh dhe pa konsultime me komunitetin e biznesit. Pronarët e bizneseve dhe shoqata e biznesit denoncojnë se nuk kanë marrë njoftim, kohë ose mundësi të mjaftueshme për angazhim në ndryshimet në rregullore dhe legjislacion. Këtyre shqetësimeve i shtohet edhe presioni ndaj investitorëve për të punësuar nënkontraktor të lidhur me politikën dhe qeverinë. Sa i takon të drejtës së pronës, në raport theksohet se pronarët nuk marin pronat e tyre të tjetersuara nga regjimi komunist por dhe në rastet kur kompensohet, cmimet e kompenseve janë në nivele skandaloze dicka dhe jashtë çdo reference që e lidh me cmimin real te pronave.

Alarmi që vjen nga DASH është paraljmërim i greminës ekonomike që po rrëshket vendi. Autori i kësaj gremine është Edi Rama dhe Rilndja. Zgjidhja e vetme është largimi I tyre. Cdo ditë e tyre në pushtet është një hap më shumë drejt humnerës ku po zhyte e ardhmja e çdo shqiptari. Katastrofa duhet ndaluar sot, dhe zgjidhje, janë vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme, përmes së cilave do të ndertohen institucione të forta e të pavarura që do ti garantonin Shqipërisë një ekonomi tregu me klimë biznesi konkuruese për sipërmarrjen vendase e të huaj.