Soreca: Rekomandime pozitive nga Presidenca Rumune

Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca tha se Presidenca Rumune ka bërë përpjekje të shumta në rajon, pavarësisht klimës së vështirë politike që është përballur. Pjesë e axhendës së saj, Presidenca Rumune ka pasur edhe çështjen e zgjerimit, përfshi këtu edhe Shqipërinë. Soreca në fjalën e tij falënderoi Rumaninë, edhe për faktin se shteti rumun, në kohën që ka kryesuar Këshillin e BE ka dhënë rekomandime pozitive për Shqipërinë. Është mbajtur ceremonia e mbylljes së Presidencës Rumune në Këshillin e BE, ku morën pjesë ambasadori i Delegacionit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca dhe ambasadori rumun në vendin tonë Mircea Perpelea.

“Edhe në fushën dixhitale, Presidenca Rumune ka bërë përpjekje të shumta në rajon dhe të gjitha këto në një vështirësi të klimës politike. Të gjitha këto janë bërë në kushte të vështira. Samiti i 9 maji ka qenë mjaft i rëndësishëm për të gjithë punën tonë dhe kjo është një nga ngjarjet tona më të rëndësishme, përfshi këtu edhe çështjen e zgjerimi, që ka qenë pjesë e axhendës. Patjetër që kjo është e vështirë. Presidenca Rumune ka bërë shumë gjatë gjithë kësaj periudhë. Patjetër që është përballur me një moment kompleks. BE po vendos liderët e rinj në 16 korrik, ku do ketë një debat sa i përket presidenti të Komisionit Europian; Po bëjmë një reformim të ri të pozicioneve në Bashkimin Europian. Pozicione e reja te Komisionit Europian, i marrin detyrat në fund të tetorit. Ekzekutivi është duke bërë proceduat që të finalizojnë punën dhe të përcaktojnë detyra dhe pozicionet e reja. Është periudhë e ngjeshur për BE. Urime për punën që keni bërë gjatë gjithë kësaj kohe nën presidencën rumune”, tha Soreca.

Ndërkaq, ambasadori rumun në vendin tonë Mircea Perpelea deklaroi se Rumania ka punuar për zgjerimin e mëtejshëm të BE, si dhe është përpjekur të jetë afër vendeve që duan të aspirojnë për integrim të plotë në Bashkimin Europian.