Soreca: Gjykata e Lartë të ketë cilësi dhe shpejtësi në punë

Ambasadori i Bashkimi Europian për Shqipërinë, Luigi Soreca ditën e sotme është takuar me Kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami.

Njftimin e ka dhënë vetë Soreca i cili shprehet në Twitter duke thënë se njihet me punën e këshillit dhe me pozicionet e reja të Gjykatës.

Sipas tij e rëndësishme është që Gjykata të jetë funksionale sa më shpejt.

Postimi i plotë i Sorecas

“Kryetarja e KLGJ Naureda Llagami më njohu sot me punën e Këshillit, në veçanti për hapjen e pozicioneve për Gjykatën e Lartë, për të cilën tashmë ka akte rregullatore. Me rëndësi që së shpejti të ketë një Gjykatë funksionale, por edhe të balancohet shpejtësia dhe cilësia e punës”- shkruan Soreca.