Skandali i ri në jug të vendit: Nxënësja e mitur abuzohej për 3 vjet nga mësuesi

Një tjetër rast i tmerrshëm përdhunimi të një fëmijë raportohet në Qëndrën Kombëtare për mbrojtjen e Fëmijëve. Përgjatë tre viteve një nxënëse është përdhunuar nga mësuesi i saj në një qytet në jug të Shqipërisë.

Sikur të mos mjaftonte kjo dramë, mësuesi është pezulluar nga detyra dhe dënuar nga Gjykata e Gjirokastrës vetëm me pezullim nga detyra dhe detyrim paraqitjeje, ndërkohë që fëmija nuk i është dhënë asnjë lloj ndihme psikologjike nga shërbimet sociale.

Qendra për të Drejtat e Fëmijëve-CRCA/ECPAT Shqipëri ka dalë me një deklaratë në të cilën kanë akuzuar shtetin dhe drejtësinë si të dorëzuar para pedofilëve dhe grabitqarëve seksualë.