Si e shohin shqiptarët rritjen e çmimit të naftës

Qeveria ka gati një projektligj që rrit sërish çmimin e naftës. Pritet që nga rreth 175 lekë që është aktualisht, çmimi për një litër të arrijë deri në 200 lekë.

Nisma e fundit e qeverisë pritet të sjellë reagime të fortë të qytetarëve. Ndërkohë në rrjetet sociale, fotomontazhet që qarkullojnë tregojnë se shqiptarët, si çdo gjë tjetër që lidhet me xhepat e tyre edhe rritjen e çmimit e kanë marrë më humor.