Shpërthim në tunelin e Kalimashit, publikohen pamjet dramatike

Një gomë makine, teksa po rrotullohej në njërën anë të tunelit të Kalimashit, ka shpërthyer brenda në tunel.

Momenti i shpërthimit të gomës është filmuar nga një qytetar i Kosovës teksa udhëtonte drejt bregdetit.

Ngjarja ka shkaktuar panik te personat që kanë qenë brenda mjetit, po fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar nga ngjarja.