Panariti: Shkretimi ekonomik lulëzon mbi shkretëtirën e burimore njerëzore

Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti thotë se shkretimi ekonomik lulëzon mbi shkretëtirën e burimore njerëzore. Përmes një postimi në facebook, ai pohon se: ”Pas vitesh të tërë mund dhe sakrifica familjare e shoqërore për arsim parashkollor, të mesëm dhe në shumicën e rasteve edhe universitar, ky investim shkon i gatshëm për përdorim të përhershëm nga blerësit me leverdi të këtij investimi! Vendet Perendimore! Pra po shpaloset dhe vepron një skemë humb-fito. Humb Shqipëria, fiton Bota”.

Postimi i plotë

Eshte me shumë leverdi ta blesh se sa ta mbushësh trurin! Kete aksiomë e kane kuptuar me kohe vendet e zhvilluara, duke e thare Shqipërinë dhe Ballkanin nga pasuria më e cmuar e tyre, kapitali njerëzor.

Pas vitesh të tere mund dhe sakrifica familjare e shoqerore per arsim parashkollor, te mesem dhe ne shumicën e rasteve edhe universitar, ky investim shkon i gatshem per perdorim të perhershem nga bleresit me leverdi te ketij investimi! Vendet Perendimore! Pra po shpaloset dhe vepron një skeme humb-fito. Humb Shqipëria, fiton Bota.

Kjo shpjegon perse Shqipëria nuk perfiton financime ne garat Evropiane! Sepse Shqipëria nuk shkruan propozime dhe projekte. Sepse mjerisht nuk ka kush te shkruaje dhe lexoje. Shkruesit dhe profesionistet shqiptare kanë marrë arratine.

Ata i gjen ne listat e pagave te sipërmarrjeve, zyrave, bankave, klinikave, spitaleve dhe universiteteve perendimore… Fjala Brain…nga Gain (fito) eshte zevendesuar me drain (tharje).. Dhe kjo tharje po shkreton dhe plak vendin.