Mnuchin paralajmëron Pelosin: SHBA mund të ngelë pa para në fillim të shtatorit!

Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin paralajmëroi kryetaren e Dhomës së Kongresit, Nancy Pelosi se qeveria mund të mbetet pa para në fillim të shtatorit nëse Kongresi nuk ngre autoritetin e huamarrjes së SHBA.

“Bazuar në parashikimet e përditësuara, ekziston një skenar në të cilin ne nuk do të kemi më para në fillim të shtatorit, përpara se Kongresi të rimblidhet,” tha Mnuchin në një letër drejtuar Pelosit të premten. “Ndaj, unë kërkoj që Kongresi të rrisë tavanin e borxhit përpara se të largohet për pushimet e verës”.

Pelosi tha të enjten se Kongresi do të veprojë këtë muaj për të rritur tavanin e borxhit. Nuk është e qartë se ligjvënësit dhe Shtëpia e Bardhë do të arrijnë një marrëveshje përpara se Shtëpia e Bardhë të largohet më 26 korrik për një pushim gjashtë javësh.

Mnuchin dhe Pelosi foli dy herë për kufirin e borxhit të enjten dhe mund të rifillojnë bisedimet të premten.

Udhëheqësit e Kongresit kanë pranuar këtë javë se duke pritur deri në shtator për të rritur autoritetin e huamarrjes së SHBA, rritet probabiliteti për një mungesë të paprecedentë të ardhurash. Ligjvënësit kanë planifikuar të kthehen në Uashington më 9 shtator.

Republikanët, demokratët dhe zyrtarët e administratës Trump kanë intensifikuar negociatat e tyre këtë javë dhe të gjitha palët thonë se një marrëveshje do të arrihet.

Burimi: Bloomberg

SCAN