Milani ofron 18 milionë euro për mesfushorin e Fiorentinës

Milani nuk ka ndërmend që të ndalet në merkato sa i përket përforcimeve në repartin e mesfushës. Goditja e radhës duket se do të jetë Jordan Veretout. Mesfushori francez ka qenë në qendër të merkatos ditët e fundit, pasi kërkohet me ngulm nga Milani e Roma, me kuqezinjtë dukshëm të më avantazhuar, pasi kanë marrë edhe miratimin e mesfushorit, që preferon Milanon përballë kryeqytetit.

 

Drejtuesit e Milanit kanë fiksuar një takim pasditen e sotme me homologët te Fiorentina, ku natyrisht që në qendër të bisedimeve do të jetë transferimi i Veretout, me kuqezinjtë që kanë gati një ofertë prej 18 milionë eurosh, plus bonuset.

Jordan Veretout është 26 vjeç dhe prej dy sezonesh ka qenë pjesë e Fiorentinës, ku në 69 ndeshje të luajtura, ka arritur të shënojë 13 gola. Mesfushori francez njihet si një gjuajtës i mirë i 11-metërshave.