Manipulimet e 30 qershorit. Votuan dhe ata që nuk ishin në Shqipëri

Ish-kryeministri, Sali Berisha publikon detaje të reja, që tregojnë se si u organizuan votimet monopartiake të 30 qershorit. Bëhet fjalë për denoncimin e një emigranti, i cili shkruan se, edhe pse në Itali, i afërmi i tij, komisioner pranë një qendre votimi, i ka kërkuar pasaportën me qëllim që edhe ai të votonte, pavarësisht se nuk ndodhej në Shqipëri të dielën e 30 qershorit.

“Aspekte të farsës moniste të 30 qershorit të monstrës së pluralizmit Edvin Kristaq Mafia!”, shkruan Berisha, ndërsa publikon edhe mesazhin e qytetarit.