Leonora këput telat me ”A m’ke harru” (VIDEO)

Artistët jo vetëm shqiptarë, në stinën e verës sjellin këngë ritmike por kjo gjë nuk ka ndodhur me Leonora Jakupin. ”A m’ke harru”, është projekti që rikthen në skenë artisten kosovare pas një mungese të gjatë. Këtë herë artistja i këndon një dashuri të humbur, ku e pyet ish-partnerin: A m’ke harru, më në dashuri nuk muj me besu”. Rikthimin ja ka besuar muzikantit Irkenc Hykës, ku melodia vajtuese duket goditëse për këtë këngë e cila ka brenda vetes edhe notat ritmike. Si gjithmonë, edhe këtë herë artistja ka ardhur e kuruar deri në detaje sa i përket pamjes. Një Leonorë më e freskët dhe më pranë trendeve të fundit.

R.SH /Koha Jonë/