Kreu i Unionit Demokratik Ndërkombëtar takon Bashën: Të mbrohet demokracia në Shqipëri

Stehpen Harper, President i Unionit Demokratik Ndërkombëtar dhe ish-kryeministër i Kanadasë është takuar sot me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Detajet nga takimi janë publikuar nga politikani kanadez, i cili ndodhet në Tiranë.

Harper shkruan në një postim në Twitter se me Bashën ka diskutuar për situatën politike në vend. Ai thotë se në Shqipëri duhet mbrojtur demokracia dhe sundimi i ligjit.

Diskutim i mirë për situatën aktuale në Shqipëri dhe nevojës për të mbrojtur demokracinë dhe sundimin e ligjit. IDU(Unioni Demokratik Ndërkombëtar) shpreson që bashkëpunimi i vazhdueshëm me partinë tonë anëtare”,- shkruan Harper.

Unioni Demokratik Ndërkombëtar është një organizatë e partive të qendrës së djathtë me seli në Gjermani. Pjesë e saj janë parti kryesore politike të 83 shteteve, mes të cilave dhe Partia Demokratike e Shqipërisë. Pjesë e Unionit është dhe Partia Republikane Amerikan.

Në një postim në Twitter, Basha shkruan se Harper është një mik i çmuar dhe përkrahës i zjarrtë të demokracisë dhe integrimit euroatlantik të Shqipërisë. “Nderi dhe privilegji im për të mirëpritur sot një mik të çmuar dhe përkrahës të zjarrtë të demokracisë dhe integrimit euroatlantik të Shqipërisë, ish kryeministrit të Kanadasë dhe Presidentit të IDU Stephen Harper. Mirënjohës për mbështetjen e tij për demokracinë dhe sundimin e ligjit si një rrugë e vetme përpara për Shqipërinë në BE”,- shkruan Basha.