Interi zyrtarizon Barella-n, blerjen më të shtrenjtë në historinë e klubit

Nicolo Barella është zyrtarisht një lojtar i Interit. Pas vizitave mjekësore palët hodhën firmën në kontratë, ndërsa klubi zikaltër e zyrtarizoi në faqen e tij.

Mesfushori italian u ble nga Cagliari për 45 milionë euro, plus 4 të tjera në formën e bonuseve, duke u bërë kështu lojtari më i shtrenjtë në historinë e klubit zikaltër.

Barella është marrë në formë huazimi me detyrim blerje pas një sezoni, ndërsa vetë 22-vjeçari firmosi kontratë për 5 vitet e ardhshme.