IKMV Sarandë prish objektet e skualifikuara nga legalizimet

IKMV Sarandë ka nisur sot një aksion për prishjen e objekteve të skulaifikuara nga procesi i legalizimit.

Mes tyre është edhe prona e Rushit Omeri, objekti i të cilit ishte ndërtuar në pronën që Gjykata Administrative Gjirokastër i kishte dhënë shtetasit Spiro Iljadhi.

Objektet ku është ndërhyrë sot nga IKMV Sarandë ndodhen buzë detit dhe kryesisht zhvillojnë aktivitete në turizëm.