Hitaj: Shqipëria nuk ka kaluar periudha të arta, klasa politike ka dështuar

Gazetari Arbër Hitaj i ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në RTV Ora u shpreh se kriza politike në Shqipëri ka qenë e qëndrueshme dhe ky është dështim i klasës politike.

Arbër Hitaj: Demokracia është përfaqësim, dialog, mundësi të barabarta për të gjithë, alternativa për të gjithë gjë e cila ka munguar në fakt. Duke e lidhur me situatën aktuale do thoja që është bërë e dukshme kriza, por ne kemi qenë në krizë të qëndrueshme permanente. Çdo dy vjet ne kemi pasur kriza. Ka qenë një cikël i mbyllur dhe nuk kemi qenë asnjëherë në një periudhë të artë. Shqipëria nuk ka kaluar asnjëherë një periudhë të artë 5 vite, 6, 7, 8. Gjithmonë ka qenë një 2-vjeçar i mirë dhe një 6-vjeçar i keq. Një 4 vjeçar i mirë dhe një 4-vjeçar shumë i keq. Klasa politike ka dështuar.