Grupi i socialistëve dhe demokratëve në PE kërkon hapjen e negociatave me Shqipërinë

Kandidates për Presidente në krye të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i kërkohet nga grupi i socialistëve dhe demokratëve në PE që të mbështesë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në hapjen e negociatave. Grupi i dytë më i madh në PE i ka dërguar një letër Ursula von der Leyen, ku u tregojnë agjendën me prioritetet e tyre. Mes prioriteteve janë edhe dy vendet e Ballkanit Perëndimor, shkruan ”European Western Balkans”. Nëse Von der Leyen bie dakord me prioritetet e S&D, atëherë deputetët do të votojnë për emërimin e saj.