Federer fiton betejën ndaj Nadal dhe fluturon në finalen e Wimbledon-it

Roger Federer vazhdon të dominojë në tenis duke arritur në finalen e Wimbledon-it, pasi ka fituar në katër sete ndaj Rafael Nadal. Tenisti veteran zviceran mposhti 3-1 më sete spanjollin, 7-6,1-6, 6-3, 6-4 teksa në ku e e pret një tjetër tenist i madh i epokës së tij, serbi Novak Djokovic.

 

“Mbreti” Federer e eliminoi spanjollin në pak më shumë se tre orë lojë. Setin e parë 37-vjeçari e fitoi me “tie break”, por më pas la shumë terren, duke u dorëzuar shumë shpejt në setin e dytë.

Pasi fitoi 6-3 setin e tretë, Federer shpërdoroi 2 “match point” në lojën e 9-të të setit të katërt, teksa kryesonte 5-3. Edhe në lojën pasardhëse Nadal mundi t’i anulonte 2 “match point”, por u detyrua në fund të dorëzohej 6-4. Roger Federer do të luajë ndaj Novak Djokovic finalen e tij të 12-të në Wimbledon, turne të cilin e ka fituar 8 herë.

Foto 56

Foto 57

Foto 63