Europol në Tiranë, Lleshaj: Ja pse erdhën

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, iu është përgjigjur akuzave të opozitës lidhur me ardhjen e Europol në Tiranë, një ditë më parë.

Nga Hani i Hotit, gjatë inaugurimit të zyrës së Policisë Kufitare, Lleshaj deklaroi se ardhja e Europol në Tiranë është besim dhe nuk ka asnjë shenjë dyshimi, siç e sheh opozita.

“Kam ndjekur këto ditë me një farë keqardhje, që e përkthejnë ardhjen e EUROPOL me shenjë dyshimi. E pavërtetë. Ardhja e tyre është besimi. Dje patëm mundësinë që pas FRONTEX të hapim edhe EUROPOL, për praninë e evropianëve në vend. Sfida e menaxhimit të kufijve rritet se flukset rriten në mënyrë shumë të shpejtë, në 2018 ishin 23 milionë shqiptarë, në 2009 ishin 9 milionë”, tha Lleshaj.