E BUJSHME/ Kompletohet transferimi i De Ligt te Juvja, vjen konfirmimi

Matthijs De Ligt mund të quhet futbollisti më i ri i Juventusit. Në fakt, nga Holanda vijnë detaje të reja mbi situatën e mbrojtësit të Ajaxit, i cili sipas raportimeve të  “De Telegraaf”, nuk do të marrë pjesë në miqësoret e ekipit holandez në Austri, në pritje të përfundimit të transferimit në Juventus. Gjithashtu sipas gazetarit holandez Mike Verweij të dy skuadrat kanë arritur marrëveshjen ekonomike duke plotësuar dokumentet.

Sipas gazetës holandeze, Juventus ka arritur një marrëveshje me Ajax-in për shifrën e 70 milionë eurove. Kjo është arsyeja pse De Ligt nuk do të udhëtojë me pjesën tjetër të ekipit në Holandë. Bardhezinjtë kanë arritur një marrëveshje prej kohësh me lojtarin për një kontratë 5-vjeçare me 12 milionë euro në sezon. Nuk do të dalë pa gjë as agjenti Mino Raiola, i cili do të fusë në xhep shifrën e 11 milionë eurove.

/R.Lika-Koha Jone/