Drejtori i American Jewish Committee: Të përbashkëtat mes Shqipërisë e Izraelit

David Harris, Drejtori Ekzekutiv i Komitetit Hebreo-Amerikan (American Jewish Committee) ka renditur gjërat e përbashkëta midis Shqipërisë dhe Izraelit, përmes një mesazhi në Twitter.

“Shqipëria dhe Izraeli kanë disa gjëra të rëndësishme të përbashkëta:

• Kombe të vogla, krenare me histori të lashta

• Sfidat e lagjeve – Ballkani dhe Lindja e Mesme

• Vende të qëndrueshme pro-amerikane

• Komunitetet e diasporës anembanë botës

• Angazhimi ndaj lirisë së adhurimit për pakicat”,- shkruan ai.