Del sërish në ankand letra e Tupac për Madonna-n

Letra e reperit Tupac për Madonna-n pritet të dalë në ankand më 17 korrik duke filluar me një shifër prej 100 mijë dollarësh. Megjithatë ekspertët thonë se do të shkojë rreth 300 mijë dollarë shkruan revista ‘Rolling Stones’.

Një vit më parë, Madonna humbi betejën ligjore për të ndaluar daljen në ankand të letrës së dashurisë, që ish-i dashuri shkroi dikur për të. Përpos letrës, e cila në fakt është një letër ndarjeje përfshiheshin edhe disa sende të tjera personale, ndër to kaseta dhe një krehër, ku gjenden qime flokësh të artistes.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

22 sendet u nxorën në ankand nga mikesha e tij, Darlene Lutz, të cilat u bllokuan në korrik të vitit 2016 Në prill të 2018-ës, u mor përfundimisht vendimi që sendet e artistit mund të dilnin pa problem në ankand. Artistja tha asokohe se nuk e dinte që letra kishte rënë në duart e Lutz derisa dëgjoi të flitej për ankandin.

Tupac i dha fund marrëdhënies me Madonna-s, sepse ylli i muzikës pop ishte “e bardhë”. Letra emocionuese e shkruar nga reperi kur ishte 24 vjeç, 18 muaj para se të qëllohej për vdekje, i drejtohej Madonna-s, atëherë 37-vjeç për të përfunduar marrëdhënien e tyre.

“Jam rritur shpirtërisht dhe mendërisht. Të lutem të kuptosh pozicionin tim të një djali të ri pa eksperiencë, me një seks simbol mjaft të njohur. Ka nga ata që kanë ligësi dhe zili në zemër. Nuk do hezitonin të të bënin keq, le të jenë 5 plumbat e mi shembull për këtë,” shkruan Tupac, që më parë ishtë qëlluar me pesë plumba gjatë një konflikti. Ai e përfundon letrën duke i kërkuar të takohen. “Nuk e di si ndihesh për të më takuar, por do doja të flisja përballë me ty.”-shkruan reperi i njohur.