Çfarë pritet të ndodhë me Skënderbeun pas dënimit të rëndë?

Pas vendimit të CAS-it, i cili la në fuqi dënimin me 10 vite të Skënderbeut si dhe një gjobë prej 1 milionë euro, në klubin korçar priten ndryshime rrënjësore. Varianti i parë është që Takaj të bëjë një sforco ekonomike dhe të përqendrohet më shumë te zbulimi i talenteve të reja, me qëllim marketingu dhe ndërthurjen me elementët e tjerë me përvojë për të mbajtur në zonën europiane Skënderbeun që të shlyejë dënimin.

 

Varianti më i mundshëm është ai i ndërrimit të emrit të Skënderbeut, tani që edhe Akademia Skënderbeu ka filluar të funksionojë zyrtarisht. Kjo përkthehet me tri vite “vuajtje” deri në kthimin në Superiore e më pas gjithçka është gati për Europën.

Ndërkohë nuk përjashtohet as mundësia që Takaj të largohet përfundimit nga korçarët për të marrë drejtimin e ndonjë ekipi tjetër apo edhe të braktisë investimet në futboll.