A influencoheni nga ndokush në Instagram?

Jemi të bindur se po të klikoni në dhjetë profile në Instagram, të paktën dy do të kenë në bio etiketimin “influencer”. Pra, i gjithë qëllimi i atij profili është që personazhi pas tij të ekzistojë dhe të influencojë audiencën me zgjedhjet e tij, qofshin veshje, këpucë, aksesorë produkte për kujdesin ndaj vetes, bizhuteri, hotele, dieta etj.