7-vjeçari me tumor, trajtohet me sukses me terapi të targetuar

Një 7-vjeçar u trajtua me sukses në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, ku mori trajtimin e specializuar cranio-spinal të një pacienti në moshë pediatrike. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila thekson se “ky trajtim u realizua falë teknikave të avancuara të rrezatimit, mundësuar nga investimet e qeverisë për akseleratorin modern linear në QSUT.

 

”Rogeni përfundoi me sukses trajtimin e vështirë në Njësinë e Radioterapisë në Shërbimit Onkologjik të QSUT, ku ekipi mjekësor i radioterapisë, neurokirurgjisë dhe #onkopediatrisë realizuan për herë të parë trajtimin e specializuar cranio-spinal të një pacienti në moshë pediatrike”, shprehet Manastirliu.

Duke falënderuar mjekët, ministrja Manastirliu thekson “një falënderim nga zemra për ekipin e shkëlqyer të mjekëve dhe infermierëve në QSUT, të cilët jo vetëm trajtuan me shumë profesionalizëm dhe dashuri Rogenin e vogël por stafi vendosi ta përcjellë duke i bërë surprizë biçikletën që ai aq shumë e dëshironte.