116 studentë të mjekësisë nisin praktikën në laborator, Manastirliu: Do njihet si kohë pune

16 studentë që kanë përfunduar studimet në Fakultetin të Shkencave Teknike Mjekësore, në degën Teknikë Laboratori do të kryejnë praktikën mësimore në Laboratorin Qendror të Programit të Kontrollit Mjekësor Baze. Lajmi është dhënë nga ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila theksoi se kjo praktikë do të njihen si vite pune.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Manastirliu ka njoftuar se 12 studentët e parë po kryejnë praktikën klinike në laborator.

“12 të parët po përfundojnë praktikën. Cikli vijon me studentët e tjerë deri në fund të verës. 116 studentë të Fakultetit të Shkencave Teknike Mjekësore, të degës Teknikë Laboratori do të kryejnë praktikat klinike verore pranë këtij laboratori”– thotë Manastirliu.

Në kuadër të Paktit për Universitetin ofrimi i praktikave klinike për studentët e shkencave teknike mjekësore ishte një nga angazhimet që ka ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Sipas Paktit për Universitetin, Ministria në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë do të mundësojnë kushtet e nevojshme që edhe në spitale të ketë hapësirat e nevojshme për studentët.