Të ardhurat në “rrezik”/ Ekspertët: Goditjet nga TVSH në buxhetin e shtetit, ekonomi e “dobët”

Në 5 muajt e parë të vitit buxhetit të shtetit i mungojnë 4.3 miliardë lekë të ardhura nga TVSH-ja në krahasim parashikimi i bërë për këtë periudhë, apo 55 miliardë lekë në total.   Por si përkthehet  nga ekspertët e  ekonomisë ky kontribut negativ i vazhdueshëm.

Mosrespektrimi i objektivave në buxhet si nga zëri i TVSH reflekton disa elemente.  Së pari reflekton problemin e planifikimit nëse ai është bërë shumë optimist ndaj ne po përballemi me situata reale që nuk janë në ato nivele. Dhe e parë si proces, TVSH është dinamika kryesore e çdo ekonomie. Si të jetë shifra e TVSH kuptohet dhe ecuria e dinamika që ka një ekonomi” shprehet  Adrian Civici.

Ndërsa sipas Selami Xhepës, “efekti kryesor i mosrealizmit të TVSH i dedikohet fuqizimit të monedhës kombëtare lekut dhe një fuqizim kaq i paprecedent i bën importet më të lira dhe për pasojë plani i të ardhurave vetëm nga efekti i kursit të këmbimit do të jetë seriozisht në rrezik. Dhe se dyti reflekton edhe dobësitë e brendshme“.

Ndërkaq, ekspertët  e shohin me pesimizëm situatën në vijim, ku sipas parashikimeve të tyre plani i të ardhurave është në rrezik.

Të ardhurat përgjithësisht në buxhetin e shtetit realizohen 5 % apo 6 % më pak nga sa janë planifikuar por nëqoftëse këtë radhë efekti i kursit të këmbimit do të vazhdojë që të jetë përmanent dhe rritja ekonomike do të vazhdojë të jetë më e ulët mendoj se edhe efekti në realizimin e të ardhurave në analizë të fundit, një rritje më të ulët ekonomike, që do të thotë më pak shitje në ekonomi  që reflekton edhe më pak të ardhura në buxhetin e shtetit dhe për pasojë plan ii realizmit të të ardhurave në totalin e vet do të jetë në rrezik” shprehet Selami Xhepa.

Për shkak të mosrealizimit të të ardhurave, qeveria liroi një ditë më parë nga detyra Kreun i Përgjithshëm të Tatimeve, Enton Duro. / SCAN