Tayna i shkruan Agron Llakajt, humoristi e kap ngushtë

Agron Llakaj është një prej aktorëve më të dashur të humorit në Shqipëri dhe prej shumë kohësh është tepër aktiv në fushën që mbulon më së miri.

Sëfundmi, i ftuar në emisionin “3shat”, Llakaj ka zbuluar disa “sekrete” nga jeta e tij, teksa është pyetur nga dy vëllezërit binjakë, Romeo dhe Donald Veshaj, të cilët prezantojnë bashkë me Bora Zemanin.

Ndoshta askujt nuk mund t’i shkojë në mendje, por aktorit i kanë ardhur kërkesa të jashtëzakonshme, përfshirë edhe atë për të qenë pjesë e një klipi muzikor, ndoshta si aktor e ndoshta si këngëtar.

Kërkesa i është bërë nga një vajzë shumë e re në moshë.

Agroni është pyetur nga Donaldi, nëse i ka shkruar ndonjëherë Tayna për bashkëpunim.

Humoristi është përgjigjur kështu:

Më ka shkruar, por i thashë jo”.
Mund të kishte qenë një bashkëpunim interesant, por përgjigja e Agronit me siguri që do ta ketë lënë pak keq reperen, e cila vijon të jetë në kërkim të famës dhe në qendër të skandaleve herë pas here.