Stuhi dhe përmbytje në gjithë vendin, ja kur rikthehet vapa

Pas temperaturave të larta që shkuan deri në 40 gradë Celcius, Shqipëria prej dy ditësh ndodhet nën pushtetin e reshjeve të shiut.

Në disa qytete të Shqipërisë ka pasur edhe dëmë materiale, dëmtim të banesave apo automjete, shkulje të pemëve, ndërprerje të energjisë elektrike. Po ashtu ka pasur edhe një ulje të temperaturave.

Kjo situatë do të zgjasë edhe javën tjetër.

Sipas sinoptikanëve në fundjavë do të kemi prezencë të shirave në të gjithë vendin. Moti do të jetë i paqëndrueshëm në ditët e para të javës së ardhshme dhe pritet një normalizim gjatë mesjavës.