Sikur të mos kishim Dekretin e Presidentit…

Nga Ylli Dylgjeri

Anjshtanji i madh duke folur per çmendurinë arriti në përfundimin se çmenduria është:
të bësh të njëjtën gjë përsëri e përsëri dhe të presësh rezultate të ndryshme.Fakti që analizat e Check Up-it ne Shqiperi nuk e kane te tenderuar ekzaminimin mendor te popullates, te çon ne perfundimin se votimet u kryen edhe ne kushtet e çmendurise individuale e kolektive.
E përshtatur me kohët që kalojmë, ribërja e zgjedhjeve përsëri e përsëri do të japë patjeter një rezultat te ndryshëm nga ky i sotmi. Aq e vërtetë është kjo reference sa edhe sot nga votimet e 30 Qershorit po dalin rezultate apo shifra te reja te ndryshme nga dje, pardje, etj…
Monitoruesit apo vezhguesit perendimor jane gjendur perballe te papriturave te medha, gje
qe i ben ato ti diskutojne e konsultojne fenomemenet shqiptare me shembuj historik
e parahistorik te shoqerise njerzore.
Ka edhe arsye te tjera qe mund te rendisim nese s’do te kishim Dekret.
Per shembull: temperaturat e larta te motit ishin një faktor tjeter qe tronditen pjesmarjen popullore, pa llogaritur ketu edhe vete shkallen e larte te çmendurise qe bartim gjate 6 viteve nen drejtimin e Udhëheqësit global.
Nje arsye tjeter eshte edhe formati me biba i KQZ. Duke kaluar ditet e javet, ne KQZ do kemi shpende me te rritur e me te shendetshem.
Ne fund, nje vendi si yni, i pamaturuar me zgjedhje, ka nevoje per me shume praktike, mesim e stervitje, per konsolidimin e gares.
Edhe qitja me pushke behet me 3 fisheke.