Si do të largohet Rama? Astrit Patozi jep zgjidhjen

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, i ftuar në rubrikën “Mbrëmje ABC”, ndër të tjera u pyet se si do të largohet Edi Rama nga pushteti dhe për këtë tha se ka vetëm një mënyrë.

”Përveç se me zgjedhje me ça mënyre tjetër do largohet. Rama ka dy rrugë për t’u larguar, ose do ikë vetë që po të kishte këtë lloj koshience që nuk e ka. Ai ka vetëm një mënyrë që të ikë me votë. Në çastin që ti përgatit për arsyet e tua që janë për të ruajtur pozicionin e kryetarit në parti apo për të shtyrë në kohë një rezultat që ti beson se nuk është ai që pret se tre humbje radhazi nuk durohen, edhe sigurisht që këto e prishën fare ekuilibrin dhe jemi sot në një situatë gati qesharake. Kur njëra palë nuk lëviz dot nga obeziteti, nga mbipushteti dhe pala tjetër nuk çohet në këmbë se nuk ka fare pushtet. Përgjegjësi të madhe ka vetë se e ka lëshuar vetë, pa luftë”.

Ish-deputeti i PD-së, nga ana tjetër tha se kryeministri Rama mund të rrëzohet edhe në zgjedhjet e vitit 2021 por nëse opozita reflekton thotë ai, kjo mund të ndodhë edhe më parë. Ai theksoi se Bindja është e hapur për bashkëveprim ndëropozitar. Kur u pyet nga gazetarja Mirela Milori nëse do të bashkëpunonte me PD-në, Patozi tha se nuk përjashton askënd që ka platformën dhe bindjet e përbashkëta me të.