Rritja e çmimit të naftës, Kadia: Qeveria, vulgaritet me politikat ekonomike

Drejtuesi i emisionit “Ekopolitikë” në RTV Ora, Besard Kadia tha se rritja e çmimit të naftës vjen për shkak të mungesës totale të konceptit të qeverisë sa i përket politikave ekonomike.

Besart Kadia: Ajo çfarë dihet është që qeveria me një të rënë të lapsit për tre muaj ka vendosur që çmimi i naftës në fund të këtij viti praktikisht të jetë më i shtrenjtë sesa çdo vend tjetër i rajonit. Maqedonia e ka sot afërsisht 500 lekë të vjetra taksën e naftës, në Shqipëri është 1100 lekë. Nëse nafta sot është 1600 lekë, 1100 lekë janë taksa shtetërore. 5-6 janë prej tyre janë taksa, pjesa tjetër i shkojnë privatit, që është ajo pjesa e markimit të naftës që sërish e paguajnë qytetarët. Pra është një mungesë totale e konceptit të qeverisë sa i përket mobilitetit në ekonomi. Pra nëse çmimi i naftës rritet me 10 dollarë fuçia, ekonomia ngadalësohet me 1%.

Sipas Kadisë, qeveria ndjek mënyra vulgariteti me politikat ekonomike.

Besart Kadia: Kur taksa e qarkullimit u vendos nga  7 lekë në 20 lekë, kur Rama ishte në krah me ministrin Cani, tha se po e vendos këtë taksë sepse qytetarëve shqiptarë i është bërë barku i madh, kudo shkojnë me makinë. Tha që qytetarët janë bërë dembelë, shkojnë kudo me makinë. Pra duhet të ecin më shumë. Edhe tani është e njëjta mënyrë komunikimi dhe vulgariteti me politikat ekonomike që janë shumë serioze, sepse efektet nuk ndihen sot.