“Rama i lutet Vuçiçit për takim të fshehtë me Macron”, zbulohen mesazhet

Zërat për një komplot sa i takon vendeve të Ballkanit u ndezën prapë dy ditët e fundit pas përgjimeve të kryeministrit maqedonas Zoran Zaev me Rusinë, ku përmendej edhe Kosova.

Mirëpo, ish-krymenistri Berisha ka trazuar edhe më nga krahu tjetër, teksa prendon se “Presidenti Serb Aleksandër Vuçiç po lobon që kryeministri Edi Rama të takohet me Presidentin francez Emanuel Makron”.

Në Facebook, Berisha ka publikuar një foto me bisedë nga një tjetër rrjet social ku thuhet:

Kam info shumë të sigurt nga Beogradi se Vuçic po lobon tek Makron që ky i fundit të takojë Ramën në Beograd kur do vijë pas një javë. Takimi do të jetë shumë i fshehtë nëse do bëhet edhe nëse Makron do pranojë. Rama ja ka kërkuar Vuçiç këtë takim me shumë urgjencë. Nuk e di ça po luhet por do të them nëse më thonë ndonjë ndonjë info shtesë.”

E ndërkohë sipër fotos me tekstin e mësipërm ish-kryeministri ka shkruar:

“Zografi bis i lutet Vuçiç ti rregulloje nje takim te fshehte ne Beograd me Presidentin e Frances Makron, i cili viziton keto dite Serbine. Sb”

Se sa mund të jetë i vërtet ky mesazh nga qytetari dixhital mbetet për t’u parë në vijim.

Fakt mbetet që stabiliteti i Ballkanit nuk është në ditët e tij më të mira.