Presidenti Meta uron tifozët e ekipit “Celtic FC” dhe kujton golin e paharruar të Rudi Vatës

Presidenti Ilir Meta është shfaqur mjaft aktiv mëngjesin e sotëm, në rrjetet sociale.

Pas takimit që zhvilloi me mbështetësit e ekipit CelticFC në Sarajevë, Presidenti Meta ka postuar në faqen e tij në facebook foto me bluzën e këtij ekipi të njohur.

“Kjo foto u dedikohet tifozëve të këtij ekipi në mbarë e botën”- shkruan kreu i shetit. Bluza që Meta ka postuar në foto është dhuratë e Rudi Vatës dhe është hedhur në shenjë mirënjohje për pëlqimet që tifozat e ekipit celtic i kanë bërë postimit të presidentit gjatë takimit në Sarajevë.

Gjithashtu, Meta ka sjellë edhe një video me golin e paharruar të Rudi Vatës në këtë ekip. “Ju përshëndes me këtë gol të paharruar të Rudi Vatës në derbin e jetës suaj!- shkruan Presidenti krahas videos.

Në vijim postimet e presidentit Meta:

Ju uroj tifozëve të @CelticFC vetëm fitore dhe ju përshëndes me këtë gol të paharruar të Rudi Vatës në derbin e jetës suaj!

Mirëmëngjes! Kjo foto sot u dedikohet të gjithë tifozëve të jashtëzakonshëm të @CelticFC☘ anë e mbanë botës. Kjo bluzë është dhuratë nga miku im Rudi Vata. Pas takimit në Sarajevë besoj në: “Once you’re a Celt you’re always a Celt … Hail Hail