Paskal Milo: PS duhet të lëshojë diçka për zgjidhjen e krizës

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo deklaroi në “Open” në Top Channel se vonesa e zgjidhjes së krizës po ushqen fatkeqësisht idenë e vjetër se ne nuk mundemi të qeverisemi.

I pyetur nëse duhet të ketë një takim Rama-Basha ai tha se nëse ndodh, kjo do të jetë fatkeqësia e radhës politike.

“Nëse ndodh do jetë fatkeqësia politike e radhës. Vitet kanë treguar se kur ndodhin takime të tilla që vendosin dy njerëz për fatet e Shqipërisë dhe të shqiptarëve dhe kur nuk ka transparencë, atëherë dihet se do riciklohet një krizë në të ardhmen”, deklaroi Milo.

Ish-ministri u shpreh se PS duhet të lëshojë diçka që mes palëve të ketë marrëvesheje. Ai deklaroi se opozita nuk mund t’i shkojë dhe të ulët në gjunjë para qeverisë që ka jo pak probleme.