Ndërpritet seanca ndaj Bardh Spahisë

Mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Apelit të Shkodrës nisi seanca ndaj Bardh Spahisë, ish- deputetit por u ndërpre menjëherë. Shkak është bërë mungesa e Spahisë në seancën gjyqësore. Mësohet se seanca është ndërprerë pasi kërkohet informacion nga Komisariati i Policisë Tiranë, pse ai sot nuk është i pranishëm. Spahia nuk ka qenë i pranishëm në seancë pasi askush nga policia nuk ka shkuar në banesën e tij për ta shoqëruar drejt Shkodrës.