Mustafaj kandidon për Gjykatën Kushtetuese, KPK: Ka mospërputhje në deklarimet e pasurisë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po zhvillon seancën me gjyqtarin Ilir Mustafaj, kandidat për Gjykatën Kushtetuese. Mustafaj është kandidati i dytë që i nënshtrohet procesit të rivlerësimit nga kandidatët për ‘Kushtetuesen’, ndërkohë që kandidatja e parë, Regleta Panajoti, e kaloi me sukses procesin. KPK pritet të caktojë datë për vetting-un edhe për Anila Kristanin.
Duhet që tre gjyqtarë të rivlerësohen në mënyrë që Komisioni i Emërimeve në Drejtësi të bëjë pikëzimin e të gjithë kandidatëve.

Kjo është seanca e dytë që zhvillohet në KPK për Mustafajn, dhe kreu i trupit gjykues, Lulzim Hamitaj ka deklaruar se për Mustafajn KPK ka vendosur të kryejë rivlerësimin e tij vetëm në një kriter, atë të pasurisë.