“Metamorfoza e një qyteti”, shkrimtari Ylljet Aliçka vjen me romanin e ri

Ylljet Aliçka, shkrimtari i njohur sjell romanin më të ri “Metamorfoza e një qyteti”. Ky roman, tregon një realitet të kryeqytetit shqiptar për kohën e ndërmjetme mes diktaturës e lirisë, për nënshtrimin e individit dhe nevojën për tu rikthyer në ‘thjesht njeri’ nga “njeriu i ri’.

Shkrimtari dhe doktori i shkencave në  Didaktikë Ylljet  Aliçka sjell për lexuesin shqiptar romanin “Metamorfoza e një qyteti”, i cili ka për objekt evolucionin shpirtëror, politik e shoqëror të intelektualëve të Tiranës nga vitet 70 deri më sot.

Në këtë botim, Aliçka vjen me një realitet sa tragjik, aq edhe komik. Ai ndërton një realitet të mbushur plot paradokse, ku çirren maska, duke përdorur disa regjistra të ironisë. Shkrimtari Aliçka thotë se në këtë roman tregohet edhe aftësia e njeriut për t’u përshtatur.

Objekt i këtij romani është jeta rutinë e një kryeqyteti nën diktaturë dhe postdiktaturë, si një laborator i natyrës njerëzore.

Shkrimtari dhe doktori i shkencave në Didaktikë, Ylljet Aliçka, është autor i disa botimeve në gjuhë shqipe dhe të huaj.