Me Lamborgini, i riu parkon gabim nëpër Tiranë, bashkia ia bllokon!

Një makinë luksoze tip “Lamborgini” ka rënë në sytë e punonjësve të policisë bashkiake të Tiranës për shkak se ka parguar gjatë gjithë ditës gabim. Punonjësit e bashkisë kanë reaguar ndaj shoferit dhe përveç gjobës, i kanë bllokuar edhe makinën. Për këtë rast shkruar edhe kryebashkiaku Erion Veliaj: Lamborghinin ta kesh me jetë lali, por mëso te parkosh, sic parkon dhe në Gjermani! Flm qytetarëve që raportojnë çdo ditë problematikat tek aplikacioni “Tirana Ime” – një mundësi që secili të sillet si kryetar bashkie për mëhallën e vet.”