Manipuloi tregun e energjisë në SHBA/ Vitol përballet me një gjobë të mundshme prej 6 milion dollarë

Tregtari energjetik global Vitol përballet me një gjobë të mundshme prej 6 milionë dollarësh nga një rregullator i energjisë në SHBA.

Kjo gjobë vjen si shkak i një dyshimi për manipulim në tregun e energjisë në Kaliforni, tregoi një urdhër nga rregullatori i energjisë në SHBA.

“Komisioni drejton Vitol për të treguar shkakun se përse nuk duhet të kërkohet të shlyej fitime të padrejta me vlerë rreth 1,3 milion dollarë, plus interesin,” shkroi Komisioni Federal i Rregullatorit për Energji (FERC) në një Urdhër për të Treguar Kauzën.

FERC pretendon se Vitol dhe një punonjës me qëllim kanë shitur energjinë fizike, në një humbje në treg të drejtuar nga Operatori i Sistemit të Pavarur në Kaliforni.

Punonjësi tashmë  përballet me gjobë të mundshme prej $ 800,000.

Filiali amerikan i Vitol tha se i vjen keq për vendimin e FERC-së  që ka lëshuar një Urdhër për të Treguar Kauzën kundër tij dhe mohon të gjitha pretendimet e FERC-së.

Në urdhrin e paraqitur më 10 korrik, FERC thotë se manipulimi i supozuar u zhvillua në vitin 2013.

Tregtari energjitik global Vitol ka 30 ditë afat kohor për t’u përgjigjur.

SCAN