Lajme të këqija për pushuesit/ Ja si do të jetë moti këtë fundjavë, në Gusht pritet…

Në dy ditët e fundit vendi ynë është përfshirë nga stuhi shiu dhe ere, të cilat kanë shkaktuar mjaft dëme, kryesisht në zonat bregdetare.

Pikërisht për të folur mbi kushtet e motit, gazetarja e Fax News Eksiola Shehu ka zhvilluar sot një intervistë me meterologen e Meteoalb Adiola Bani. Ajo tha se kjo fundjavë do të vijojë me temperatura të paqëndryeshme dhe me stuhi shiu.

“Në fakt këto temperaturat e larta bëjnë që në pellgun e Mesdheut herë pas here të ketë zhvillim të stuhive dhe erërave të forta. Kjo ka ndodhur dhe mbrëmjen e djeshme, fillimisht në zonat bregdetare dhe më pas në të gjithë vendin. Dita e sotme ka sjellë një përmirësim, po pasditja e së premtes dhe fundjava rikthen shirat, ku nuk do të mungojnë as rrebeshet e shiut”, u shpreh Bani.

Ndërkohë që këto ditë ka pasur dhe një ulje të ndjeshme të temperaturave, ndërsa moti pritet që të kthjellohet dhe të ngrohet në mesin e javës së ardhshme. Ndërkohë që edhe muaji Gusht pritet të jetë me tempratura të larta.

“Kemi pasur një rënie me të paktën 6 gradë të temperaturave. Në raste të veçanta era ka arritur shpejtësinë dhe në 90 kilometra në orë, pritet që një stuhi e ngjashme, pak më e vogël të jetë prezente në vendin tonë dhe pasditen e së shtunës dhe mëngjesin e së dielës. Do të ketë rreshje shiu në pjesën më të madhe të territorit.

Tempraturat e larta do të rikthehen gradualisht në pjesën e dytë të javës së ardhshme, në dhjetëditëshin e fundit të Korrikut moti do të jetë me diell dhe me temperature të larta. Muaji Gusht pritet që të jetë i nxehtë dhe i thatë, nuk përjashtohet mundësia e rrebesheve të shiut afatshkurta, e lidhur kjo me temperaturat e larta”, u shpreh Bani.

/Faxweb.al